Ekspertët: Në rast fatkeqësie natyrore mund të jetoni në një nga këto vende

  • 02 August 2021 - 08:14
 Ekspertët: Në rast fatkeqësie natyrore mund të jetoni në një nga këto vende

Sipas një studimi të fundit, ka disa vende që janë më të sigurta se të tjerat në rast fatkeqësish natyrore apo efekteve shkatërruese të ndryshimit klimatik. Listën e kryeson Zelanda e Re, e ndjekur nga Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Tasmania dhe Irlanda.

Në bazë të studimit i cili mori në konsideratë një numër katastrofash si përmbytjet dhe thatësirat ekstreme dhe pandemi më të më mëdha se COVID-19, u konstatua vetëm një numër i vogël vendesh që mund t’i përballonin. Ajo çfarë u vu re ishte se gjëja e përbashkët mes tyre është rrethimi nga uji, i cili është faktori mbrojtës kyç në të mbijetuarit e fatkeqësive të mëdha natyrore.

Pesë vendet e përzgjedhura rezultuan të kishin nivele të larta teknologjie dhe fryme shoqërore brenda kufirit të tyre, si edhe temperatura më të ulëta që mund të durojnë kundrejt ndryshimeve të mëdha klimatike.

Zelanda e Re ka rezerva të mjaftueshme gjeotermale dhe hidroelektrike, tokë bujqësore të bollshme dhe popullsi me dendësi të vogël. Tasmania, Irlanda dhe Islanda paraqisnin gjithashtu një panoramë të ngjashme.

Mbretëria e Bashkuar ka një strukturë disi më të ndërlikuar, por tokat pjellore dhe varieteti i madh agrikulturor janë në favor të saj. Megjithatë, sasia e lartë e ushqimit të importuar ngre pyetje për vetëprodhimin dhe mjaftueshmërinë e burimeve.

Ndonëse ekspertët nuk mund ta thonë me siguri se çfarë do të sillte kolapsin e shoqërisë, ata janë të mendimi se mund të ndodhë në një kohë të gjatë ose në më pak se një vit, pa ndonjë paralajmërim të veçantë. Por ata janë optimistë se edhe pasojat më të këqija të një fatkeqësie të tillë, janë të evitueshme.

(Kosova Sot Online)