Kina zëvendëson ushtarët me robotë në Tibet
Dhjetëra mjete të afta për të mbajtur armë dhe municione janë dërguar në Tibet, sipas raportimeve të mediave indiane, ndërsa pjesa më e madhe janë vendosur në rajonet kufitare ku forcat ushtarake kineze janë bllokuar në një sfidë durimi me ushtarët indianë.
Pekini ka dërguar 88 makineri të tilla në Tibet, në kufi me Indinë në lartësitë e Himalajave, 38 nga të cilat janë vendosur në rajonet kufitare. Ushtarët kinezë kanë pasur problem me oksigjenin e pakët në atë lartësi duke vuajtur peshën e rëndë të armëve dhe municioneve.
Kina dhe India janë pjesë e një konflikti në rajonet e tyre kufitare prej dekadash, në atë që konsiderohet si linja e kontrollit.
Rajoni është shumë i thatë, i izoluar dhe i papërshtatshëm për njeriun, ka një vlerë shumë të vogël për shkak se është i shkretë por ka një kuptim simbolik për të dy palët të cilat duan të kenë dominimin.
(Kosova Sot Online)