Regjistrohen rekord i rasteve me COVID-19

  • G.g /
  • 31 January 2022 - 13:34
Regjistrohen rekord i rasteve me COVID-19

Rusia ka regjistruar të hënën më shumë se 124,000 raste të reja me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë ditore prej shpërthimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore ruse kanë raportuar edhe për 621 viktima në 24 orët e fundit.

Zyrtarisht, autoritetet ruse kanë regjistruar në total mbi 329,000 viktima me këtë virus, mirëpo shifra reale besohet të jetë dyfish më e madhe.

Pavarësisht vaksinave të disponueshme në këtë shtet, Rusia është përballur me shumë persona që kanë pasur dilema për t’u imunizuar.

Popullsia e Rusisë është zvogëluar për më shumë se gjysmë milioni më 2021 dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është konsideruar fajtorja kryesore për këtë gjë.

Rusia ka pasur 145.5 milionë banorë në muajin janar, gati 700,000 më pak sesa një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia shtetërore e Statistikave, Rosstat.

Zëvendëskryeministrja ruse, Tatyana Golikova, ka thënë COVID-19 është shkaku kryesor për këtë trend.

(Kosova Sot Online)