Krasniqi: Ndryshimi i çmimit brenda ditës nuk do të ndodhte po të ishte e vëmendshme Qeveria

  • G.G /
  • 15 March 2022 - 13:18
Krasniqi: Ndryshimi i çmimit brenda ditës nuk do të ndodhte po të ishte e vëmendshme Qeveria

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Qeveria nuk ka “kurrfarë plani” lidhur me situatën e krijuar në vend pas rritjes së çmimeve të prokuteve ushqimore.

Krasniqi tha në Kuvend se çmimet po ndryshojnë brenda ditës, dhe se kjo “nuk kishte me ndodh” në rast se Qeveria do të ishte më e vëmendshme.

“Unë dhe të gjithë ne këtu e dimë që kryeministri, Qeveria e të gjithë ju që jeni në pushtet nuk keni faj kryesor për ngitjen e çmimeve, por ju keni faj që keni marrë detyra që s’dini me i kry qysh duhet”, tha ai.

Ai përmendi edhe mosrritjen e pagave, që tha se e bëjnë situatën edhe më të rëndë.

(Kosova Sot Online)