Konjufcës i ‘humb’ durimi: Të gjithë deputetët që janë me rrogë ftohen në seancë

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 10:53
Konjufcës i ‘humb’ durimi: Të gjithë deputetët që janë me rrogë ftohen në seancë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ndonëse është dashur të nis punimet në orën 10:00, deputetët nuk kanë shkuar në Kuvend deri në orën 10:30.

Kryeparlamentari Glauk Konjufcës në një moment i ka humbur durimi duke pritur deputetët për të nisur seancën.

“Të gjithë ata deputetë që janë me rrogë, ftohen të marrin pjesë në seancë”, ka deklaruar Konjufca.

Kuvendi njihet si institucion që nuk e respekton orarin e nisjes së seancave.

(Kosova Sot Online)