“Diktator vrasës”, “bandit”, fjalimi i ashpër i Bidenit për Putinin

  • G.G /
  • 18 March 2022 - 13:31
“Diktator vrasës”, “bandit”, fjalimi i ashpër i Bidenit për Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “diktator vrasës” dhe “bandit të vërtetë”, teksa ka folur në “Drekën e Miqve të Irlandës”.

“Tani kemi Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe, e dini Republika (e Irlandës) është bashkuar kundër një diktatori vrasës (presidenti i Rusisë, Vladimir Putin), një banditi të vërtetë, i cili po zhvillon një luftë amorale kundër popullit të Ukrainës.

Putin po e paguan një çmim të madh për agresionin e tij. Dhe, ata janë pjesë e arsyes që kjo kosto po rritet aq shumë. Unë mendoj se jemi në një pikë ndryshimi në histori. Unë e mendoj dhe e them këtë sinqerisht, kjo ndodh një herë në disa breza. Unë mendoj se ne kemi një betejë të vërtetë ndërmjet autokracive dhe demokracive dhe (një sfidë) nëse demokracitë mund të qëndrojnë apo jo”, ka thënë Biden.

(Kosova Sot Online)