Lexoni edhe:
Diletantët e politikës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e sakatosën Kosovën
Pas reshjeve të shiut dhe borës, situata meteorologjike vie drejt stabilizimit. Ky përmirësim i motit parashihet të ndodhë si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje të asnjë forme, brenda kësaj periudhe pesë ditëshe të parashikimit.
Diletantët e politikës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, e sakatosën Kosovën Lexoni edhe:
Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në -3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth -2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri -3 gradë Celsius. Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri +7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
(Kosova Sot Online)