Kurti: Po pres a kanë Lajcak e Escobar propozime të reja, targa të UNMIK’ut s’pranojmë

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 13:44
Kurti: Po pres a kanë Lajcak e Escobar propozime të reja, targa të UNMIK’ut s’pranojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak dhe atë amerikan Gabriel Escobar, e ku do të vazhdojnë diskutimet për takimin e 18 gushtit me qëllim të arritjes së një dakordimi për punën e targave dhe dokumenteve të identifikimit.

Kurti ka thënë se do të presë takimin e sotëm për të mësuar nëse ndërkombëtarët do të kenë ndonjë propozim të ri për punën e targave, derisa ka thënë se propozimi për prodhim të targave neutrale nuk vjen në konsiderim.

“Së pari ka pasur opsione, do të ketë takim edhe sot. Por opsionet që janë të pranueshëm për ne, janë ato që përputhen me kushtetutën dhe që janë në frymën e reciprocitetit. Kur thuhet njohje reciproke kjo nënkupton që fryma është reciprociteti.

Nëse ne në formë reciproke njohim targat nuk do të thotë se ka ndodhru njohja reciproke.

Dialogu asimetrik nuk ngjan më në Bruksel, ky është dallim tektonik.

Duhet ta shohim takimin e sotëm, a kanë opsione të reja. Mirëpo opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale nuk vijnë në konsiderim. Me mua si kryeministër nuk mund të ketë prodhimtari status neuatrale në Republikëne  Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës.

Ata nuk do të duhej të përdorin e prodhojnë tabela të tjera pas datës 15 janar 2018.

Opsionet në frymë reciprociteti, vijnë në konsideratë. Targa të UNMIK-ut nuk prodhon Republika e Kosovës, këtu jemi shumë të qartë. S’ka të bëjë kjo me mua personalisht. Unë s’do të mund të bëja asgjë kundër Republikës.”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)