Kurti për krizën energjetike: Ka qenë e paimagjinuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 12:35
Kurti për krizën energjetike: Ka qenë e paimagjinuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet

Kryeministri Albin Kurti sot është pyetur për krizën me rrymë në vend, për çka dha disa arsyetime.

Ai ka përmendur vjetërsinë e termocentraleve dhe çmimin e lartë ndërkombëtarisht.

Ka thënë se vjet ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.

‘’Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet. Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online)