Lexoni edhe:
I sëmurë dhe në ‘të zezë’ në Gjermani, kosovari s’guxon të shkojë te mjeku se e kthejnë në Kosovë
Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, ishte ndër përfaqësuesit e parë të kësaj partie që shkoi sot në Kuvend, ku pritet të mbahet seanca e parë e këtij sesioni vjeshtor. Ajo mbërriti aty bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.
Pasi qëndruan pak në këmbë, Kica u ul në rendin e parë të deputetëve të LDK-së, menjëherë pas Gashit e Abdixhikut.
Kica më pas i përshëndeti nga larg dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezin dhe Fitim Ukën. Në të njëjtën mënyrë e përshëndetën edhe ata dy.
Kica së fundmi doli nga Lista Guxo dhe grupi parlamentar i VV-së për t’iu bashkuar LDK-së në opozitë.
(Kosova Sot Online)