Hajdari tregon cilat produkte synohet të kenë çmim tavan

  • E.k /
  • 20 October 2022 - 11:20
Hajdari tregon cilat produkte synohet të kenë çmim tavan

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka treguar se cilat produkte do të kenë çmim tavan.

“Drithërat, mielli, gruri, buka orizi, pastat, vaji ushqimor i lule diellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mish i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës, lëndës e drurit për djegie”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka thënë se ligji do të vlejë vetëm për fazat kur ka destabilizim të tregut.

Hajdari ka thënë se marzha tregtare ka diferencë të madhe.

“Marzha e shitjes me pakicë varion nga 8 deri në 45 për qind, ndërkaq në shitjen me shumicë marzha tregtare varion nga 10 deri në 56 për qind”, ka thënë ajo.

Sipas Hajdarit edhe vendet fqinje kanë vepruar njëjtë.

Ajo thotë se Kosova s’ka infrastrukturë ligjore për këtë, rrjedhimisht thotë se ky projektligj është nismë për ta bërë këtë. 

(Kosova Sot Online)