“S’punon printeri”, Rron Gjinovci ankohet për gjendjen e Postës në Prishtinë

  • E.k /
  • 01 November 2022 - 15:19
“S’punon printeri”, Rron Gjinovci ankohet për gjendjen e Postës në Prishtinë

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, është ankuar për funksionimin e Postës në sheshin “Nëna Terezë”.

Ai tha se aty po i duhet t’i paguajë faturat komunale, mirëpo nga Posta i kanë thënë “s’punon printeri”.

Në një postim, Gjinovci ka thënë se “do kompanitë publike me i afirmu, por s’ka mundësi”.

“Me pas kon printer 3D hajde hajde, po printer dreqi e marrte, printer qe shtyp fleta bardh e zi… A pe shihni qysh sabotohet shteti çdo ditë nga veprimet e atyne të 20 vjetve?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“S’punon printeri” – eshte pergjigja prej djeshit e zyres se Postes ne sheshin Nena Tereze. Po du me i bo pagesat e faturave komunale, te cilat une i bej ne postë publike e jo ne filiale private, sepse du kompanite publike me i afirmu, por s’ka mundesi. Se paramenoni, ne shekullin 21, ne vitin 2022 s’po ju punon printeri qe dy dite. Punetori qe rrin ne arke, po rrin sa per me tregu qe s’punon printeri.?‍♂️

Me pas kon printer 3D hajde hajde, po printer dreqi e marrte, printer qe shtyp fleta bardh e zi… A pe shihni qysh sabotohet shteti çdo ditë nga veprimet e atyne të 20 vjetve?

(Kosova Sot Online)