Daut Haradinaj: Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit, kjo tendencë është tepër e gabueshme
Daut Haradinaj, anëtar i AAK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka lavdëruar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
“Unë nuk mendoj që duhet me pasë politikë pro e kundër luftës. P.sh. e pashë Gërvallën në Këshill të Sigurimit. Shumë mirë bëri që e tha për UÇK-në dhe për vlerat e kohës”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk ka krah të luftës”, ka theksuar ai. “Nuk mundesh me thanë që ky është krahu i luftës, ai nuk është krahu i luftës”, ka shtuar Haradinaj, duke thënë se kjo ndarje i bën dëm vendit.
“Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit. Kjo tendencë është tepër e gabueshme”, thotë Daut Harardinaj.
(Kosova Sot Online)