KGJK merr vendim: Pezullojnë bashkëpunimin me Qeverinë dhe reduktojnë punën e gjykatave
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim të pezullojë bashkëpunimin me Qeverinë dhe të reduktohet puna e gjykatave, ka deklaruar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Albert Zogaj, gjatë një konference për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga Qeveria që menjëherë të anulojë vendimin e datës 23 nëntor 2022; puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbime esenciale; lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga KGJK nesër; KGJK dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në cdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë; në qoftë se Qeveria nuk e shfuqizon vendimin e 23 nëntorit, KGJK më 8 dhjetor 2022 do të marr vendim për masa tjera”, tha Zogaj,
Ai bëri të ditur se ky vendim hyn në fuqi prej sot.
(Kosova Sot Online)