Radoniqi: Me zor s’mbahen zgjedhjet në veri

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 20:12
Radoniqi: Me zor s’mbahen zgjedhjet në veri

Incidentet në veri më 6 dhjetor, dëshmuan se qasja e KQZ-së është e kufizuar në këtë pjesë të vendit, ka deklaruar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës konfirmoi se ka pasur “shpërthime dhe shkrepje armësh”.

Zyrtarët komunalë zgjedhorë, që ishin nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, u tha se u penguan që të shkonin në zyret komunale zgjedhore në këto dy komuna, për të kryer detyrat e tyre zyrtare.

Gjatë një mbledhjeje të KQZ-së pasditen e 6 dhjetorit, Radoniqi tha se pret të shohë raportin e sigurisë për procesin zgjedhor të Policisë së Kosovës, duke shtuar se “me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë”.

(Kosova Sot Online)