Lexoni edhe:
Kjo është kërkesa e serbëve për të hequr barrikadat
Deputeti ukrainas, i cili kohë më parë ka qëndruar në Kosovë, Oleksiy Gonchaernko ka marrë iniciativë të re për njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Ukraina.Ai ka bërë të ditur se i dërguar një peticion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".
“I dërgova një peticion Presidentit të Ukrainës me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina tani duhet ta mbështesë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.
Kjo është kërkesa e serbëve për të hequr barrikadatLexoni edhe:
Deputeti më tutje ka renditur arsyet pse duhet të njihet pavarësia e Kosovës duke thënë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë SHBA-në, si dhe nga shumica e vendeve të BE-së dhe NATO-s gjersa “në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akt ndërkombëtar”.
“Rusia nuk e njeh Kosovën dhe i konsideron këto toka si serbe. Në të njëjtën kohë, propagandistët e Kremlinit pretendojnë se është e nevojshme të vendoset “i njëjti rend si Putini më 24 shkurt” në Ballkan. Dhe përfaqësuesit e partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq folën për “denazifikimin e Ballkanit”. Rusia, së bashku me Serbinë, po përpiqet të nisë një luftë, duke i justifikuar veprimet e saj si çështje kombëtare”, shkruan më tutje.
Ai thotë se me njohjen e pavarësisë së Kosovës do të dëshmojë mbështetjen dhe solidaritetin e Ukrainës në luftën për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij shteti.
“Rezoluta ime për njohjen e pavarësisë së Kosovës qëndron në Verkhovna Rada pa marrë parasysh. Prandaj, me këtë peticion, së bashku me publikun, kërkojmë nga presidenti i Ukrainës që sa më shpejt të marrë një vendim lidhur me Kosovën”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online )