Mehmedi: Po të ishte gjallë Qani Mehmedi do ta kundërshtonte Krajën për këto arsye
Ditëve të fundit po zhvillohet një debat i nxehtë në koluaret intelektuale, por edhe në ato artistike rreth një shkrimi të Mehmet Krajës i cili ndër akuza të shumta e të rënda, përfshinë si bashkëfajtorë në planin për ndarjen e Kosovës edhe liderin Ali Ahmeti, ka shkruar ndër të tjera në një postim në llogarinë e saj sociale, Prof.Besiana Mehmedi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas saj të akuzosh një personalitet i cili ka udhëhequr luftën e Kosovës se ka gisht në “ndarje” eventuale të Kosovës është akuzë e pabazë që vetëm një fëmijë që nuk ka njohuri mbi historinë elementare kombëtare mund ta besojë! Padiskutim që secili që njeh pak a shumë rrethanat ballkanike nuk ka asnjë dilemë se sa shqiptar i pastër e i madh është Ali Ahmeti madje dhe ata që nuk pajtohen me veprimet e tij politike!'
Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:
PO TË ISHTE GJALLË QANI MEHMEDI DO TË KUNDËRSHTONTE MEHMET KRAJËN DHE DO TA MBRONTE ALI AHMETIN!
Ka dy ditë që po zhvillohet një debat i nxehtë në koluaret intelektuale, por edhe në ato artistike rreth një shkrimi të Mehmet Krajës i cili ndër akuza të shumta e të rënda, përfshinë si bashkëfajtorë në planin për ndarjen e Kosovës edhe liderin Ali Ahmeti! Të akuzosh një personalitet i cili ka udhëhequr luftën e Kosovës se ka gisht në “ndarje” eventuale të Kosovës është akuzë e pabazë që vetëm një fëmijë që nuk ka njohuri mbi historinë elementare kombëtare mund ta besojë! Padiskutim që secili që njeh pak a shumë rrethanat ballkanike nuk ka asnjë dilemë se sa shqiptar i pastër e i madh është Ali Ahmeti madje dhe ata që nuk pajtohen me veprimet e tij politike!
Jam e bindur se kushdo që e lexon këtë shkrim do të mendojë me vehte “ përse reagon një artiste në çështje që nuk i njeh mirë”
Kësaj here nuk reagoj as si artiste, as si kërçovare! Ndonëse kurr s’kam dashur të përdor emrin e babait tim posaqërisht tani kur nuk është më fizikisht, vendosa të reagoj për herë të parë publikisht si e bija e Qani Mehmedit që kam patur fat si fëmijë e më vonë, të njoh e të dëgjoj biseda të shumta të babait tim edhe me akademikun Mehmet Kraja edhe me liderin Ali Ahmeti- që të dy miq të afërt të babait tim Qaniut! Dhe.... sa herë që akuzohet Ali Ahmeti më përsëritet thënia e babait tim Qaniut të cilin shpesh e kam dëgjuar të fliste bindshëm se “Ali Ahmetin mund ta vlerësojnë e akuzojnë për punë e projekte nëse janë bërë ose s’janë bërë por kur flasim për pastërtinë e tij kombëtare, nuk mund të hedh askush kurr asnjë të vetmen shibël”
Pra ky reagim vjen si thirrje e brendshme nga përsëritja e kësaj thënie të babait tim me dhjetra herë gjatë këtyre dy ditëve! Jam thellësisht e bindur që po të ishte gjallë Qani Mehmedi, do reagonte fuqishëm kundër tezave siq dinte ai me argumente të qëndrueshme pro et contra kundrejt akademikut Mehmet Kraja- shok i tij i cili me lehtësi ka m’veshur etiketa që nuk i rrinë fare dhe nuk përkojnë me figurën e Ali Ahmetit!
Sot në koktejin e organizuar nga Lideri Ali Ahmeti u duartrokit fuqishëm pjesa ku indirekt iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë “Unë pa i rënë brisk fytyrës për atë Pavarësi dhe për ata kufij të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i Fazli Grajçevcit, është gjak i Rexhep Malës, është gjak i Femi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, është gjak i Luan Haradinaj, është gjak i qindra e mijëra ushtarë që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njejta llogore me ata dhe mua ky gjak nuk më lejon që të bëj pazare për toka të shenjta shqiptare. Prandaj, mos të gabojnë sepse unë nuk jam i koluareve dhe politikave të gjelbërta e të verdha”
I dashur kryetar jo vetëm që janë të pabesueshme e pabaza tezat e tilla, por jam e bindur se ata që etiketojnë do të turpërohen herët ose vonë ndërkaq për atë që ke bërë për Kosovën, shqiptarët e Maqedonisë dhe ecjen e kombit tonë është krenare gjenerata e babës Qani, e imja dhe do të jetë tepër krenare gjenerata e Uskanës sime dhe gjeneratat që do të vinë!
Në fund do të dëshiroja që t’iu uroj shëndet sepse tezat e tilla i merr era ndërkaq ju i duheni shqiptarëve!
Prof.Inordinar Besiana Qani Mehmedi
Tetovë, 22.12.2022
(Kosova Sot Online)