Arrestohet një shofer, policia i gjen mbi 100 kg drogë në kamion

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 15:49
Arrestohet një shofer, policia i gjen mbi 100 kg drogë në kamion

Një shqiptar, shofer i kamionit është arrestuar në Turqi, pasi akuzohet se ka transportuar lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Stambollit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mediet raportojnë se policia turke gjeti në dyshemenë e kamionit 122 kilogramë drogë.

Policia është duke hetuar për zbardhjen e rastit.

(Kosova Sot Online)