Deklarata e presidentit Millanoviq për Kosovën, Qeveria kroate: Nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 08:17
Deklarata e presidentit Millanoviq për Kosovën, Qeveria kroate: Nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

Qeveria e Kroacisë ka bërë një reagim ndaj deklaratave të presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qeveria kroate ka thënë se deklaratat e Millanoviq nuk janë qëndrim politik i Kroacisë.

Qeveria Kroacisë ka potencuar se Kosova është shtet i pavarur dhe shtet i njohur nga Kroacia dhe se deklaratat e presidentit Millanoviq nuk janë qëndrim politik i vendit.

“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” – thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Twitter.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka kritikuar shtetet perëndimore për përdorim të “standardeve të dyfishta” në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë (nga Rusia).

(Kosova Sot Online)