Humolli: Kurti s’duhet të diskutojë me Serbinë

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 18:00
Humolli: Kurti s’duhet të diskutojë me Serbinë

Kosova s’ka nevojë të diskutojë me Serbinë, ka theksuar deputeti Fatmir Humolli,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Humolli tha se politikanët tanë “janë për mjerim”.

“Nuk është dashur hiç kryeministri Kurti me bisedu me Serbinë”, tha ai.

“Pse njeri duhet me diksutu me Serbinë?”, tha Humolli ndër tjerash.


Deputeti i grupit parlamentar të LVV-së tha se nuk i beson të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Unë nuk mund t’i besoj Escobarit kur shkon në kishë në Deçan, e prej kishës në Deçan vjen e takon presidenten, kryeministrin”, tha ai,

“Me qenë si presidentja apo kryeministri s’kisha pranu”, tha Humolli.


(Kosova Sot Online)