Kurti shkon në Strasburg, merr pjesë në takimin për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Strasburg të Francës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kjo vizitë e tij zyrtare do të jetë për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian.
Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
(Kosova Sot Online)