Skenderaj: Qytetarit i digjet vetura në oborr të shtëpisë

  • E.K /
  • 22 April 2023 - 12:18
Skenderaj: Qytetarit i digjet vetura në oborr të shtëpisë

Një person nga Skenderaj, ka raportuar se vetura e tij e parkuar në oborr të shtëpisë është djegur, raporton “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se djegia ka ndodhur në rrethana ende të panjohura.

Kurse, rasti është në procedurë hetimore.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Skenderaj 21.04.2023 – 01:25. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vetura e tij e parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti në procedurë hetimore”, raporti i plotë i policisë.

Fotografia është ilustruese:

(Kosova Sot Online)