Rama inspekton punimet e tri rrugëve në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 12:09
Rama inspekton punimet e tri rrugëve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka inspektuar punimet e rrugëve në kryeqytet “Nekibe Kelmendi”, “Xheladin Rekaliu” dhe “Kodra e Trimave”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka shkruar se janë duke punuar që të zhvillojnë Prishtinën.

“Inspektimi ynë u kushtua kërkesave dhe nevojave të banorëve të këtyre zonave për të siguruar një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë. Ne vazhdojmë të zhvillojmë kryeqytetin”, ka thënë kryetari Rama.

(Kosova Sot Online)