Ministri Krasniqi: Qytetarët serbë në veri po shantazhohen nga Lista serbe

  • E.K /
  • 24 May 2023 - 14:03
Ministri Krasniqi: Qytetarët serbë në veri po shantazhohen nga Lista serbe

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se qytetarët serbë në veri po shantazhohen nga grupet kriminale dhe lista serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne, si qeveri, jemi të përkushtuar që në qeverisje lokale të inkuadrojmë edhe persona me përkatësi etnike serbe, për shkak se nuk jemi të interesuar që administrata komunale të jetë e përbërë vetëm nga shqiptarët”, tha ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

(Kosova Sot Online)