Zhvillimet në Zveçan, Krasniqi: E kemi obligim t’ua sigurojmë dhe mundësojmë kryetarëve kryerjen e obligimeve

  • E.K /
  • 26 May 2023 - 14:26
Zhvillimet në Zveçan, Krasniqi: E kemi obligim t’ua sigurojmë dhe mundësojmë kryetarëve kryerjen e obligimeve

Para objekteve komunale të komunave të veriut janë mbledhur qytetarë serbë për të penguar nisjen e punës së kryetarëve të rinj të zgjedhur, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se se si institucione qendrore e kanë obligim që t’ua mundësojnë kryetarëve të rinj të katër komunave veriore, që të kryejnë detyrat e tyre.

Ai tha se komuna është e qytetarëve dhe se qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë.

Reagimi i plotë i ministrit:

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të datës 23 prill, janë mbajtur seancat konstituive në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Dje u betuan edhe kryetarët e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Për ta sot është dita e parë e punës. Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyret e Komunave bashkë me shërbyesit civilë.

Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve.

Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë.

(Kosova Sot Online)