Provokohen banorët e Luginës: Fshihet mbishkrimi shqip “Presheva”, mbetet vetëm “Preševo”
Një shenjë rrugore në Luginë të Preshevës, shkrimi “Preshevë” është fshirë, kurse ka mbetur vetëm fjala në gjuhën serbe “Preševo”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar lidhur me këtë rast.
Ai ka thënë se është njoftuar nga qytetar për këtë tabelë, ku shihet se mbishkrimi i shenjës së komunikacionit në gjuhën shqipe është fshirë. Për këtë, Lutfiu ka thënë se ka njoftuar organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë.
(Kosova Sot Online)