Kurti flet me kryediplomatin italian: U pajtuam që është koha të zbatohet marrëveshja bazike dhe të qetësohet situata në veri

  • E.K /
  • 29 May 2023 - 14:36
Kurti flet me kryediplomatin italian: U pajtuam që është koha të zbatohet marrëveshja bazike dhe të qetësohet situata në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se është koha që situata në veri të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.

(Kosova Sot Online)