Vajza rrah nënën e saj në Gjilan, e bën për spital

  • E.K /
  • 10 June 2023 - 11:02
Vajza rrah nënën e saj në Gjilan, e bën për spital

Një rast i dhunës brenda një familje ka ndodhur dje në Gjilan, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një femër me probleme psikike është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Viktima ka marrur lëndime trupore, ku ka marrur trajtim mjekësor.

E dyshuara është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan.

“Gjilan 09.06.2023 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psikike për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara me vendim prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)