Escobar sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë

  • E.k /
  • 16 June 2023 - 08:02
Escobar sot do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të mbajë një konferencë online me gazetarë në orën 15:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Të mërkurën, Policia e Kosovës ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj janë kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës. Policia në konferencë për media kishte prezantuar edhe një hartë nga vendi ku raportohet se u kidnapuan policët.

Ndërsa, në anën tjetër, Serbia po pretendon se policët janë arrestuar në territorin e Serbisë, larg kufirit nga Kosova.

(Kosova Sot Online)