Ministri Krasniqi zbulon vendimet që ka marrë kryetari i Leposaviqit

  • E.K /
  • 16 June 2023 - 14:24
Ministri Krasniqi zbulon vendimet që ka marrë kryetari i Leposaviqit

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka qëndruar është takuar me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi thotë se në këtë takim është njoftuar për vendimet e fundit të Hetemit, për emërimin e disa drejtorëve, duke dhënë dhe emrat.

“ Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit.Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri.Falënderoj Kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Krasniqi.

(Kosova Sot Online)