Sot iu jepet lamtumira e fundit nënës dhe djalit të saj që humbën jetën tragjikisht pas vërshimeve në Pejë

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 10:43
Sot iu jepet lamtumira e fundit nënës dhe djalit të saj që humbën jetën tragjikisht pas vërshimeve në Pejë

Mirsada Ademaj, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni 5 vjeçar , janë dy viktimat që humbën jetën tragjikisht të shtunën në qytetin e Pejës, pas vërshimeve të shiut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga familja Ademaj kanë njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, duke filluar nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online)