Në brezin kufitar me Serbinë gjendet e vdekur një grua
Gruaja që është raportuar e zhdukur disa ditë më parë, është gjetur e vdekur në brezin kufitar me Serbinë, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështir në brezin kufitar me Serbinë. Ekipet e tona mbas 4 orë pun të mundimshme arriten ta nxjerrim nga humnera”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)