Lexoni edhe:
Gjendja në pikat kufitare, kolonë në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë
Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Motivet shpesh dalin të jenë banale dhe lidhen me probleme për të cilat ata nuk arrijnë të merren vesh dhe për pasojë futen në sherr. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit , ku mbeti i therur me thikë një person.
Këtë herë në rast janë përfshirë tre persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës, me ç’rast një 27-vjeçar mbeti i lënduar rëndë.
Gjendja në pikat kufitare, kolonë në Vërmicë dhe te Dheu i BardhëLexoni edhe:
Viktima është dërguar me lëndime të rënda në spital, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Në anën tjetër, dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia, teksa thika që dyshohet se është përdorur u sekuestrua nga zyrtarët policorë që intervenuan në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
(Kosova Sot Online )