Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Lista Serbe sabotoi iniciativat për serbët e Kosovës

  • E.K /
  • 18 August 2023 - 07:57
Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Lista Serbe sabotoi iniciativat për serbët e Kosovës

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso, ka thënë se nuk është befasi dorëheqja e tre serbëve nga pozita që kishin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Serbia nuk i mbështet iniciativat që kanë për qëllim integrimin e serbëve në Kosovë.

“Nuk vjen si befasi! Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso.

(Kosova Sot Online)