Policia jep detaje të reja për zjarrin në Klinikën e Psikiatrisë
Një person ka vdekur ndërsa një femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e zjarrit të shkaktuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë.
Ndërkaq, prokurori i Shtetit rastin e ka cilësuar se “zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Është raportuar se në klinikën e psikiatrisë një nga dhomat e izolimit është përfshi nga zjarri dhe si pasojë një pacient, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është duke u trajtuar në qendrën emergjente të QKUK-së. Si pasoj e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)