![62-vjeçarja dënohet me 12 vite burg](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/29/200x200_burg-burgu-780x439-1-600x3601716979876.jpg)
Në dy javët e fundit në Kosovë një i vdekur dhe 67 të infektuar me Covid-19
![Në dy javët e fundit në Kosovë një i vdekur dhe 67 të infektuar me Covid-19](/uploads/kosova-sot/images/2022/October/13/auto_COVID19_share1665651427.jpg)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se në dy javët e fundit në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive me Covid-19 dhe një person ka vdekur, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.
Në njoftim thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.
Njoftimi i plotë:
(Kosova Sot Online)