Abelard Tahiri: Ky mandat është i fundit për Kurtin si kryeministër

  • E.K /
  • 18 September 2023 - 13:45
Abelard Tahiri: Ky mandat është i fundit për Kurtin si kryeministër

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se ky është mandati i fundit i kryeministrit të Kosocës, Albin Kurtit, si kryeminister, përcjell “Kosova Sot Online”.

” Ai nuk do t’i ketë as numrat dhe as mundësinë qe ta krijojë një qeveri të dytë. Ai mundohet çdo ditë që ta shtyjë mandatin dhe ju po e shihni se në çfarë katrahure është vendi”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së shtoi se favori më i madh që Albin Kurti, mund t’ia bëjë Kosovës, është që të jap dorëheqje.

” Vet fakti që atij i shkon në mendje opozita, ai tregon që frikën e ka pikërisht nga kjo opozitë dhe një gjë e ka të sigurtë që qeveri në mandatin e ardhshëm, kurdo që të mbahen zgjedhjet, qoftë ato në një afat sa më të shpejt apo më të largët, ai nuk do të mund ta krijojë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)