![Kosova bëhet anëtare e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/13/200x200_448372318_122194024580011792_12291173925532868_n1718280298.jpg)
Suharekë: Vdes një person, u rrokullis me traktor
![Suharekë: Vdes një person, u rrokullis me traktor](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/19/auto_traktor-660x330-1200x6301695109212.jpg)
Një person ka vdekur në Suharekë, pasi u rrokullis me traktor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.
“Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)