Polonia dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

  • E.K /
  • 25 September 2023 - 09:11
Polonia dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës: Autorët duhet të sillen para drejtësisë

Polonia ka dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj Policisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministria e Jashtme e Polonisë i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të policit të vrarë, Afrim Bunjaku.

Po ashtu, ata i kanë uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar.

MPJ e Polonisë thotë se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Polonia dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës. Ne i shprehim ngushëllimë familjes dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës dhe i urojmë shërim të shpejtë dy policëve që u lënduan. Autorët e këtyre akteve të tmerrshme duhet të sillen para drejtësisë”.

(Kosova Sot Online)