Detaje nga djegia e shtëpisë që është pjesë trashëgimisë kulturore në Mitrovicë
Shtëpia e familjes Koroglu në Mitrovicë që është pjesë trashëgimisë kulturore u kaplua nga flakët mbrëmjen e sotme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa njësitë kompetente kanë nisur hetim për këtë rast.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, tha Zahiti.
(Kosova Sot Online)