Drejtori i Policisë: Pres të gjendet zgjidhje për kërkesat e njësive elitare
Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të Policisë me kryemiistrinë e Kosovës, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.
Hoxha shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.
Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.
(Kosova Sot Online)