Ambasada e ShBA-së: Qytetarët në Kosovë kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur

  • A.P /
  • 07 December 2023 - 18:50
Ambasada e ShBA-së: Qytetarët në Kosovë kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur

Bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria, qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, ka thënë Ambasada e ShBA-së në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor”, ka deklaruar zëdhënësja e ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd.

“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)