Ja kush akordon 900 milionë dollarë për Ukrainën
Shefja e FMN, Kristalina Georgieva u takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, teksa fondi ekzekutiv aprovoi disbursimin e 900 milionë dollarëve për vendin në luftë, pjesë e programit 15.6 miliardë dollarë, si hua për Ukrainën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Georgieva e përgëzoi Zelenskyn për rritjen ekonomike pozitive, pavarësisht luftës dhe e siguroi atë për mbështetjen e vazhdueshme financiare. Sipas FMN, ekonomia e Ukrainës, pavarësisht luftës që prej shkurtit të vitit 2022, vazhdon të tregojë sinjale pozitive dhe për këtë vit, por edhe parashikimi për 2024, vazhdon të jetë pozitiv, për rritje ekonomike me ritme të kënaqshme.
Presidenti Zelensky ndërkohë pritet të takohet edhe me homologun e tij amerikan, Joe Biden këtë të martë dhe me zyrtarë të Kongresit, teksa në këtë vizitë të radhës në Uashington, do të kërkojë të marrë aprovimin për paketën e radhës të ndihmës nga Amerika, që do të ishte jetësore për Kievin për të vijuar rezistencën ndaj rusëve.
Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë ukrainase të Financave, vendi ka marrë mbështetjen buxhetore prej 68.5 miliardë dollarësh që nga nisja e luftës.
(Kosova Sot Online)