Dënohet sulmi në Banjskë, thirrje që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 09:24
Dënohet sulmi në Banjskë, thirrje që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka thënë dje se Kosova ka përkushtim të palëkundur ndaj vlerave që promovon nisma rajonale ShBA-Karta e Adriatikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në fjalimin e tij, Ambasadori Qehaja nënvizoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta që promovon kjo nismë e që ndërlidhen me prosperitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Qehaja shtoi se FSK është gati për të arritur interoperabilitetin në mbrojtje në vazhdën e një ambienti kompleks të sigurisë.

“Në fund u miratua një deklaratë e përbashkët ku, në mes të tjerash dënon në termat më të fuqishëm sulmin terrorist në Banjskë përderisa bën thirrje për zgjerimin e nismës me Kosovën si anëtare e plotë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)