Haxhiu i reagon Isufajt: Le të përgjigjet pse u tërhoq nga urdhërarresti për kryekriminielin Radojçiq
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, i cili, deklarimet e saj i quajti tendencë për të ndërhyrë në punën e sistemit prokurorial, përcjell “Kosova Sot Online”.
Haxhiu ka thënë se Isufaj duhet të përgjigjet se pse dha pëlqimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit.
“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, ka shkruar Haxhiu.
(Kosova Sot Online)