Abdixhiku e zbulon ku është fokusi i programit 'Rruga e Re'

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 19:04
Abdixhiku e zbulon ku është fokusi i programit 'Rruga e Re'

Programi “Rruga e Re”, ka paraparë fokus në teknologji informative dhe arsim, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”U gjenda mes programerëve të rinj, fëmijëve e nxënësve me talente të jashtëzakonshme, atyre që të bëjnë të kuptosh se e ardhmja e Kosovës është thjeshtë e ndritur dhe bukur  Më prezantuan dhe punimet e tyre; Paridi për shembull na prezantoi programin e tij që çdo lëvizje trupore e përkthente në imazh simbolesh; ndërsa Rona e Driti na prezantuan webfaqet e tyre të programuara në gjuhën javascript. Më pas na prezantoi dhe Dua, fluturaken e saj të ndërtuar në LabBox . Secili nxënës aty kishte një shkathtësi teknologjike të fituar në këtë shkollë”, ka thënë ndër tjerash Abdixhiku. 

(Kosova Sot Online)