Mitrovicë: Burri rrah bashkëshorten dhe vajzën e mitur, i bën për spital
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Mitrovicë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një person i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
"Mitrovicë 12.01.2024-01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje".
(Kosova Sot Online)