Qeveria miraton projektligjin që thotë se shqiptarët e Luginës mund të jenë pronarë të pronave në Kosovë
Është miratuar në Qeveri Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Kosovë, transmeton “Kosova Sot Online”.
Ministrja, Albulena Haxhiu tha se tash shqiptarët e Luginës së Preshevës do të mund të kenë në pronësi prona në Kosovë Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbi8së, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit. Mbi këtë bazë ministria e Drejtësi ka ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)