Fushë Kosovë: Grabitet një person, e fusin me forcë në veturë dhe ia marrin paratë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Fushë Kosovë është futur me forcë në një veturë nga disa persona, ku edhe i kanë marrë para edhe gjësende personale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, kurse lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar.
Njoftimi i Policisë:
GRABITJE
Fushë Kosovë / 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrollimit nga njesitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të perfshirë kanë qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilet viktimës i kanë marrur edhe disa gjesende personale dhe disa para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,kurse lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar.
(Kosova Sot Online)