Gërvalla e pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, e falenderon për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit të MPJD’së, Gërvalla e ka falendëruar Abbott për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës.
“Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)